Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe: Është zbuluar një variant i ri i Covid-19

Një tjetër variant i ri i COVID-19 është zbuluar në Britaninë e Madhe. Sekretari për Shëndetësinë, Matt Hancock ka deklaruar se dy kontaktet ku është zbuluar ky variant kanë qenë udhëtarë nga Afrika e Jugut.

“Ky virus është akoma më i transmetueshëm dhe duket se ka mutacion më tej sesa virusi i ri.”- tha Hancock.

Menjëherë Britania e Madhe po karantinon rastet me COVID-19 nga Afrika e Jugut dhe po vendos edhe kufizime udhëtimi me shtetin në fjalë nga thuhet se po vjen varianti i ri.

Britania e Madhe tashmë ka zbuluar dy variante të reja të COVID-19, që kanë alarmuar gjithë botën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet