Meta: Sa herë ka fushata elektorale rriten sipërfaqet e kultivuara të drogës

Politikë
Meta: Sa herë ka fushata elektorale rriten sipërfaqet e kultivuara

Presidenti Ilir Meta ka komentuar kultivimin e lëndëve narkotike në vendin tonë duke thënë se rritja e sipërfaqeve të kultivuara ndodh sa kerë ka periudhë elektorale.

Në një intervistë për emisionin “Aktualitet” nga Bejdo Malo në Fax News, Meta tha se vendi ynë është burim kryesor në Europë për kanabisin apo trafiqe të tjera dhe përdoren si lojë politike për të qëndruar në pushtet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ilir Meta: Fakti që jemi në një vit elektoral, është për të mos kërkuar dhe shumë angazhim në këtë drejtim pasi dihet se sa herë ka pasur periudha elektorale, janë rritur sipërfaqet e kultivuara, ashtu sikurse dhe aktivitetet e tjera të grupeve kriminale për fat të keq.

Kështu që ky konstatim ose vlerësimet e Kombeve të Bashkuara që cilësojnë vendin tonë si një burim kryesor në Europë për kanabisin dhe trafiqet, janë të përsëritura dhe solide dhe kuptohet që është mungesa totale e vullnetit politik për të luftuar këto fenomene dhe akoma më keq është loja politike për ti përdorur aktivitete të tilla kriminale me interes të deformimit të proceseve zgjedhore apo të favoreve për të tërhequr këto grupe në përpjekje për të mbajtur me pahir pushtetin.

Presidenti komentoi edhe vrasjet e shumta që janë shënuar kohët e fundit në vendin tonë duke thënë se është cënuar seriozisht siguria e qytetarëve, gjë që ndikon edhe tek rritja e kostove të qytetarëve pasi demotivohen investitorët seriozë.

Ilir Meta: Pa asnjë diskutim që siguria është cënuar seriozisht dhe sa më shumë të rriten fenomenet kriminale, sa më shumë të rritet dhe fenomeni i pastrimit të parave, sa më shumë të minohet klima e konkurrencës dhe e motivimit të atyre që bëjnë një biznes të ndershëm, të shëndetshëm, aq edhe më shumë problem do ketë edhe në sigurinë kombëtare, por edhe sa i takon ekonomisë kombëtare pasi në një situatë të tillë, demotivohen të gjithë investitorët seriozë vendas apo të huaj dhe natyrisht që ky është një inkurajim vetëm për grupimet kriminale që kërkojnë të dominojnë, të vendosin mbizotërimin e tyre në cdo aspekt, në tregti, në cdo investim dhe në këtë mënyrë të rriten cmimet, të rriten kostot e qytetarëve edhe të gjithckaje tjetër, kuptohet të gjithë bizneset të kthehen në kontraktorë të nënkontraktorëve. Pra të gjithë të punojnë për shumë pak njerëz.

ME TE LEXUARAT