Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kur do t’i kthehet bota normalitetit? Britania e Madhe bën parashikimin

Viti 2020 ishte një vit tepër i zymtë për gjithë botën për shkak të përhapjes së virusit COVID 19 që ka shkaktuar miliona të infektuar dhe viktima.

Por edhe pse të gjithë mezi po presin që të hedhin pas krahëve këtë vit, as 2021 nuk do jetë një vit normal, pavarësisht se ka nisur edhe vaksinimi.

Paralajmërimi vjen nga ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, i cili ka deklaruar në një konferencë për shtyp se normaliteti ne jetën e secilit nuk vjen direkt, gjithsesi ai mendon se kjo do arrihet përpara vitit 2022.

Hancock është shprehur se nuk është momenti të dorëzohemi përballë pandemisë, sidomos për festat e fundvitit.

“Mendoj se duhet të kujdesemi për veten dhe të tjerët, në mënyrë që të gjithë të qëndrojmë të sigurt për Krishtlindje”, tha ministri.

Në Britaninë e Madhe ditët e fundit janë shfaqur raste nga një variant i ri i COVID-19, i cili përhapet me një shpejtësi maksimale.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, po sot, Britania njoftoi se zbulimin e një tjetër varianti të COVID të ardhur nga Afrika e Jugut.

Britania ka qënë vendi i parë në botë i cili ka miratuar dhe ka nisur vaksinimin anti-COVID të qytetarëve, në të gjithë botën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet