Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Komuniteti i Ekspertëve kufizon oraret për baret dhe restorantet/ Protestë me karrige në trotuare

Pandemia ka ndryshuar të gjithë rrjedhën e botës, ku çdo biznes është përballur me një rënie ekonomike.

Në një intervistë për “Wake Up”, Henri Jahaj ka folur për vendimin e përkufizimeve të lëvizjes pas orës 20:30 që qeveria ka vendosur.

Sipas tij, sektori i restoranteve dhe bareve për këtë periudhë janë më të prekurit ku qeveria duhet të mendojë edhe për këtë sektor për arsye se kanë shumë humbje ekonomike.

“Ka qenë 30% e jona që të kemi ajrosje ekonomike dhe nëse ka njerëz që nuk e kuptojnë këtë gjë sektori jonë është më i prekuri, ku jemi vendi që ka më shumë restorante në rajon”, tha Henri.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë rrugëzgjidhje nga qeveria për këtë krizë ekonomike të sektorit të restoranteve dhe bareve, ai shprehet se ata ishin të parët të cilët u mbyllën në muajin Mars ku nuk kishte asnjë lajmërim nga qeveria, dhe se arsyeja e ndodhjes së kësaj rënie është se qeveria Shqiptare po kopjon botën

“Absolutisht jo, në Mars ishim ne të parët që u mbyllëm pa dhënë një numër, por ka ardhur një pikë që qeveria duhet të mendojë edhe për ne se jemi në hall. Restorantet janë shumë të prekura se humbasin një turn, edhe baret janë të prekura. Unë kam përshtypjen se është një kopjim i keq që po sjell bota, ndërkohë që Italia ka raste të shumta, por Shqipëria pse duhet të mbyllet kur rastet po bien, tek kjo pikë unë jam shumë skeptik. Përveç rrogës së luftës ku gjysma e mori dhe gjysma jo, asgjë tjetër nuk ka pasur ky sektor, por vetëm mbyllje absurde”, tha Henri.

Gjithashtu, ka folur edhe për organizimin e një proteste vizuale ku nëse nuk do të kenë një përgjigje nga Kryeministri dhe Komuniteti i Ekspertëve ata do të nxjerrin karriket e çdo lokali nëpër trotuare.

“Sot po i dërgohet një letër Kryeministrit dhe Komunitetit të Ekspertëve që të gjejmë një zgjidhje për këtë muhabet, sepse kemi kaluar çdo lloj caku durimi. Nëse nuk do të marrim përgjigje do të kemi protesta vizuale ku çdo lokal do të nxjerrë karrike nëpër trotuare”, tha Henri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet