Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gruaja qeth flokët zero dhe mashtron miqtë e saj se kishte kancer për të mbledhur para

Një grua gënjeu që kishte kancer, në mënyrë që familjarët dhe miqtë e saj të kontribuonin me mijëra dollarë në dasmën e saj të ëndrrave.

Sipas “DailyStar”, Toni Standen tani është dënuar me burgim, pasi i gënjeu të gjithë miqtë dhe familjarët që kishte kancer në mitër, që ishte shpërndarë në pjesë të tjera të trupit të saj.

Nusja tha se donte dasmën e ëndrrave të saj para se të vdiste, dhe miqtë e saj nisën një fondacion në GoFundMe për të mbledhur para për dasmën e saj, duke grumbulluar rreth 10 mijë euro.

Ajo i informonte vazhdimisht në rrjetet sociale se si po shkonte trajtimi i saj. Madje qethi edhe flokët zero në mënyrë që të duket sikur është duke u trajtuar.

Gjatë dasmës, të ftuarit u bënë të dyshimtë kur babai i saj filloi të mbante një fjalim prekës dhe ajo filloi të qeshte.

Ndërkohë, në një telefonatë e cila u incizua, ajo e pranoi që nuk ka kancer. Gjatë gjykimit të saj, ajo u dënua me 5 muaj burgim dhe u detyrua të kthente të gjitha paratë që i mori si fonde.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet