Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Foto/ Familja mbretërore britanike thyen rregullat kundër Covid-19

Anëtarët e familjes mbretërore britanike janë fotografuar duke shkelur rregullat e koronavirusit në një park në Sandringham, Angli.

Princi William dhe familja e tij po ecnin së bashku me xhaxhain e tyre Princ Edward dhe familjen e tij, pranë rezidencës në Norkfolk. Fotografitë e shpërndara tregojnë më shumë se gjashtë individë të pranishëm, me dy familjet që qëndrojnë pranë njëra -tjetrës.

Një burim në Sandringham i tha CNN se “kishte disa momente në 90 minuta shëtitje, ku ishte e vështirë të mbash larg dy grupet familjare, veçanërisht në ngushtica.”

Britania e Madhe, aktualisht, po përballet me një rritje të rasteve të koronavirusit dhe shfaqjen e një varianti potencialisht më ngjitës.

Në fundjavë, kryeministri Boris Johnson vendosi masa më të rrepta në Londër dhe në zona të tjera në Anglinë juglindore.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet