Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Fillova të qaja në rrugët e Milanos”, Lori Hoxha rrëfen krizën e panikut: Mendova se…

Blogerja e njohur, Lori Hoxha ka treguar herë pas here se ka pasur probleme me ankthi. Së fundmi, ajo ka ndarë dhe një histori me ndjekësit e saj se si e ka përjetuar një atak paniku.

Lori ka treguar se gjatë kohës që po merrej me familjen për organizimin e dasmës së Sarës ka përjetuar atak paniku. Ajo ka rrëfyer me detaje se si është ndjerë, duke ndarë kështu një pjesë të eksperiencës së saj me ndjekësit.

“Verë 2018. Ne ishim duke organizuar dasmën e motrës sime dhe ishim në Milano. Më kujtohet kjo ditë, sepse kisha dridhje në gjithë trupin dhe më dukej sikur dridhesha, por në fakt nuk po më ndodhte kjo gjë.

Po përpiqesha shumë fort që të isha prezente. Atë mbrëmje shkuam për darkë në Nobu dhe po përdorja shkopinj dhe njëri prej tyre më ra nga dora dhe po mendoja se kisha goditje në tru, kështu që u ngrita, u largova dhe fillova të qaja në rrugë.

Kjo zgjati deri në tetor, kur lëviza në Londër. Kam pasur vetëm 2 atak paniku që atëherë”, ka rrëfyer blogerja në Instastory.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet