E rrahën në mes të Prishtinës, gazetari zbulon çfarë i tha sulmuesit që e grushtonte pa pushim

Aktualitet
E rrahën në mes të Prishtinës, gazetari zbulon

Gazetari Valon Syla i cili është sulmuar fizikisht dje në Prishtinë ka treguar krejt gjendjen se si ka ardhur deri tek ky sulm.

Syla tha se ai fillimisht e ka pyetur se ‘ a është ai Valon Syla?’, e për këtë, ai ishte përgjigjur që ‘Jo’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“I thash ‘okej ma m’shove, u kry tash, por ai donte hala mem rrok”, tha Syla në Debat Plus.

Syla është sulmuar dje rreth orës 12:00 në lagjen Pejton në Prishtinë. Madje në rrjetet sociale kanë dalur pamjet e para, ku shihet se si gazetari Syla sulmohet nga një person me grushte.

Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.

ME TE LEXUARAT