Dy sfidantët politike që e kërcënojnë pushtetin e Erdoganit në Turqi

Bota
Dy sfidantët politike që e kërcënojnë pushtetin e

Nga Bobby Ghosh “Bloomberg”

Në pjesën më të madhe të këtij viti, presidenti Rexhep Tajip Erdogan u mbështet tek aventurizmi i politikës së jashtme, për t`a larguar vëmendjen e publikut nga kriza ekonomike e Turqisë dhe dobësimi i vazhdueshëm i partisë së tij AKP.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Veprimet e tij agresive në Libi, Nagorno-Karabak dhe Mesdheun Lindor, ndihmuan disi në kthimin e tendencës politike të vitit të kaluar, kur AKP humbi zgjedhjet lokale në qytetet kryesore -më e spikatura ajo e Stambollit, bastioni i vjetër i Erdoganit – dhe një rënie të konsiderueshme të anëtarësimeve të reja në parti.

Por kjo strategji mund të ketë arritur kufijtë e saj e saj maksimalë:As investitorët, dhe as publiku turk, nuk duket se po e beson premtimin e Erdogan për një epokë të re ekonomike. Në përgjithësi, presidenti dhe partia e tij duket se po e humbin besimin e segmenteve të mëdha të elektoratit, përfshirë të rinjtë urbanë por edhe ata konservatorë.

Tani që pandemia e koronavirusit po tregohet më rezistente sesa pritej, dhe kur shpresat për një rimëkëmbje të shpejtë në vitin 2021 janë shuar, partitë opozitare turke janë hedhur në sulm për të rifituar terren. Erdogan mund të shpërfillë thirrjet e tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare – ato janë planifikuar për verën e 2023 – por ai mund të presë

që rivalët e tij politikë t`a godasin në çdo moment.

Midis atyre që presin rastin janë Kemal Kilicdaroglu, që drejton partinë kryesore të opozitës CHP, dhe figurat e saj kryesore Ekrem Imamoglu dhe Mansur Yavas, përkatësisht kryetarët e bashkive të Stambollit dhe Ankarasë. Por shanset më të mira të opozitës për t`a mundur Erdoganin, mund të jenë të 2 grave që militojnë në anën e kundërta të spektrit politik turk: Meral Aksener, drejtuesja e Partisë Iyi dhe Canan Kaftancioglu, kreu i CHP në Stamboll. Ato janë shumë ndryshe nga njëra-tjetra. Aksener, 64 vjeçe është një nacionaliste dhe pjesëtare e elitës politike turke, pasi ka qenë më herët Ministre e Brendshme.

E njohur në publik më nofkën “Asena” pas një ujku mitik turk, ajo nuk e fsheh dëshirën e saj për të zëvendësuar Erdoganin si president, ndaj dhe garoi kundër tij në vitin 2018. Ndërkohë, Kaftancioglu, 48-vjeçe, kënaqet në imazhin e saj si një “feministe majtiste”.Ndonëse pikëpamjet e saj janë më radikale se sa shumica në partinë e saj, ajo respektohet

për drejtimin e fushatës që solli poshtërimin elektoral të AKP-së në Stamboll vitin e shkuar.

Të dyja këto parti janë të etura të përfitojnë nga hapësira e krijuar në qendër, ndërsa Erdogan po e zhvendos akoma më djathtas partinë e tij. Kjo lëvizje e vendos AKP-në në një kurs përplasjeje me partnerin e saj të koalicionit, MHP e ekstremit të djathtë.

Iyi, ose “Partia e Mirë”, përfaqëson sfidën nga qendra e djathtë, ndërsa CHP nga qendra e majtë. Aksener ka ndjekur një qasje të kundërt nga Erdogan:Ajo u shkëput nga MHP për të shkuar drejt qendrës. Edhe në këtë pozitë, ajo ruan kredenciale të forta nacionaliste që e bëjnë atë një shënjestër të vështirë për dyshen AKP-MHP; ato do t`a preferonin më shumë si një aleate sesa rivale.

Por ajo i ka refuzuar prerazi thirrjet për bashkëpunim, maje “edhe nëse ata më vendosin armën në kokë”. Nga ana tjetër, Kaftancioglu është një shënjestër e lehtë dhe e shpeshtë për Erdogan dhe mediat pro-AKP.

Ajo po apelon në gjykatë një dënim me 10 vite burg me akuza kryesisht për fyerjen e presidentit, nxitjen e urrejtjes dhe promovimin të terrorizmit në postimet e saj në Twitter. Gjithashtu, ajo po sulmohet për fshehjen e akuzave për ngacmime seksuale nga disa kolegë të saj në parti. Mbështetësit e saj thonë se egërsia e sulmeve të presidenti, vetëm sa tregon shkallën e madhe të frikës së Erdogan dhe aleatëve të tij ndaj Kaftancioglu, dhe aftësinë e saj për të shtuar votën për CHP. Gati një e pesta e turqve jetojnë në Stamboll, një fakt thelbësor

për shpresat e opozitës për t’i dhënë fund dominimit 2-dekadësh të AKP-së në politikën turke.

Por deri në mposhtjen e Erdogan ka një rrugë ende të gjatë. Mos harroni, se ai fitoi zgjedhjet e vitit 2018 me gati 53 për qind të votave, ndërsa Muharrem Ince i CHP mori më pak se 31 për qind, dhe Aksener pak më shumë se 7 për qind.

Aleanca AKP-MHP fitoi një shumicë të qartë në parlament, duke qenë shumë përpara një koalicioni që përfshinte CHP dhe Partinë Iyi. Që nga ajo kohë peizazhi ekonomik dhe politik i Turqisë ka ndryshuar, duke dobësuar Erdogan dhe AKP-në, por një ndryshim në statuskuo do të kërkojë ende një shfaqje të fortë të unitetit të opozitës.

Një koalicion fitues do të jetë i vështirë të ndërtohet pa një ndihmë thelbësore nga kurdët.

Por këta të fundit a do të jenë të kujdesshëm ndaj nacionalizmit të Aksener, teksa janë të zemëruar me dështimin e CHP për të mbështetur politikanët kurdë që janë sulmuar nga qeveria Erdogan.

Gjithsesi, Erdogan do të hyjë në vitin 2021 duke u përballur me kundërshtimin më të fortë të karrierës së tij në krye të politikës turke. Dhe dyshja Aksener-Kaftancioglu, përfaqëson një kërcënim të dyfishtë, dhe të paparë për presidentin dhe partinë e tij.

ME TE LEXUARAT