Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Babë e bir në sulm/ Kush është ‘kumbari’ që mblodhi të rinjtë për të sulmuar lokalin e policit në Shkodër

Bardhok Planaj, Orlando Planaj, Rivaldo Planaj dhe Mirsad Shpellzaj janë autorët e sulmit me armë që u shënua mbrëmjen e kaluar në Shkodër drejt lokalit të efektivit të ‘Shqiponjave’, Albert Pjetrit.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se Bardhok Planaj, i njohur në Shkodër si ‘kumbari’ është babai i Orlandos ndërsa me Rivaldon dhe Mirsadin kanë lidhje familjare.

Ata qëlluan me armë drejt lokalit të tre vëllezërve Pjetri ndërsa dyshohet se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë detyra që mban Albert Pjetri, i cili disa ditë më parë kishte ndaluar një prej personave të dyshuar si autor i ngjarjes, Rivaldon, me të cilin ka pasur dhe një debat.

Efektivi Albert Pjetri i kishte sekuestruar makinën Rivaldo Planajt, ndërsa ky i fundit njihej si një person problematik në zonë. Kjo duket se është bërë shkak që të rinjtë së bashku me Bardhokun të hakmerren ndaj tij, dhe ti qëllojnë me breshëri plumbash lokalin.

Kush është Bardhok Planaj? I njohur si ‘kumbari’ i Shkodrës më datë 03.12.2018 ai u arrestua me akuzat e pastrimit të parave, falsifikimit dhe ndërtimit të paligjshëm, ndërkohë që iu sekuestrua një pallat 10 katësh me vlerën 2 milionë euro, por edhe disa makina luksoze.

Pesë vite më parë Pllanaj trazoi politikën pasi opozita akuzoi maxhorancën se biznesmeni i cili kërkohej nga policia si i dyshuar për transportimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike drejt Italisë, operacioni i koduar “Laguna e Vilunit”, ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku.

Bardhok Pllanaj qëndroi vetëm pak ditë në burg pas arrestimit ne dhjetor te 2018, pasi gjykata e ndryshoi masën e sigurisë pas komplikacioneve në zemër.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet