Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Adoleshenti pa patentë aksidentohet në Durrës, pamjet nga përplasja

Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në në fshatin Kullë të Durrësit.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të njohur si Kthesa e Ariut.

Mësohet se një mjet tip “Benz” që drejtohej nga një adoleshent pa patente, sipas dëshmitarëve në vend ngjarje, është përplasur me një mjet tip “BMW” që drejtohej nga H. Lela nga fshati Jube.

Dyshohet se “BMW” është përplasur nga mjeti tip “Benz” që ishte me shpejtësi, por fatmirësisht pa shkaktuar pasoja për jetën. Aksidenti është shoqëruar vetëm me dëmtime materiale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet