"Vuajnë mungesën e rrugës", Kryemadhi në Elbasan, ndan shqetësimet e banorëve
Lajmifundit
/
22 Dhjetor 2020, 17:29
Politikë
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar sot nga afër me banorë të Elbasanit, të cilët i kanë shprehur shqetësimet e tyre.
Enveri nga Librazhdi e ka shënuar në kalendar datën 25 Prill 2021.
“Prej vitesh vuajmë mungesën e rrugës, edhe pse jetojmë shumë afër qytetit.”- mu shpreh.
Si ai edhe shumë banorë të tjerë në Elbasan mezi e presin datën e ndryshimit, për të sjellë një realitet tjetër, me punësim dhe mundësi për familjet e tyre.