Vrau për para çiftin! Kush është nusja qe masakroi Shpetim dhe Teuta Pashon

Aktualitet
Vrau për para çiftin! Kush është nusja qe masakroi Shpetim

Prokuroria Italiane që prej ditës kur u zbuluan trupat e masakruar të Shpëtim dhe Teuta Pashos nga Vlora ka hetuar intensivisht, duke marrë shumë prova e dëshmi.

Në vetëm pak ditë hetime, rrethi i të dyshuarve është ngushtuar dhe deri më tani, personi i vetëm i dyshuar është Elona Kalesha, ish e dashura e djalit të çiftit, Taulantit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas urdhërarrestit të nënshkruar nga prokurorja Ornella Galeotti, 35-vjeçarja shqiptare akuzohet për vrasje, fshehje dhe dhunim të trupave të dy bashkëshortëve nga Shqipëria.

Gruaja u arrestua në Firence, shkruan shtypi italian. Kur Shpëtim dhe Teuta Pasho u zhdukën në nëntor 2015, në moshën 54 dhe 52 vjeç, vajza, e cila quhet Elona, ishte partnerja e Taulant Pashos, djalit të çiftit.

Dyshohet se Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune. Ndërkohë që Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për një gjë të tillë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas. Këtë e tregon edhe fakti se në momentin e vrasjes, çifti ka qenë i veshur me pizhame gjumi.

Pas vrasjes, trupat e tyre mësohet se janë prerë me sharrë elektrike dhe janë mbështjellë me materiale të ndryshme. Mbetjet e dy viktimave, të cilat nuk ishin të konsumuar në një shkallë të madhe, theksojnë ekspertët, mund të jenë mbajtur në frigorifer për disa kohë.

Shpëtim dhe Teuta Pasho u gjetën të masakruar më 15 dhjetor në 3 valixhe, ndërkohë që një ditë më vonë u gjet e katërta me pjesët e tjera të trupave.

ME TE LEXUARAT