Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrasja makabre e çiftit Pasho në Itali, në pranga ish-e dashura e djalit të tyre

Arrestohet ish e dashura e djalit të çiftiti shqiptar të masakruar në Itali, Shpëtim dhe Teuta Pasho. Mëngjesim e sotëm është arrestuar Elona Kaleshi, e cila akuzohet për vrasje, fshehje dhe masakrim të trupave të dy bashkëshortëve.

Dyshohet se ajo ka qenë personi i fundit që ka parë çiftin Pasho, ndonëse në një intervistë  më herët e ka mohuar.

Vajzat e ciftit Pasho, Vitorja pohoi se personi i fundit që takoi prindërit ishte ish-e dashura e vëllait të vetëm Taulantit, Elona, por kjo e fundit e ka kundërshtuar.

Në një komunikim ekskluziv që moderatorja e emisionit ’Pa Gjurmë’ Odeta Dume pati me Elona Kaleshin, përmes messengerit në rrjetin social facebook, përgjigjja e saj ishte se nuk fliste me gazetarë për një çështje kaq delikate, përveçse me avokatin e saj. Sipas saj motrat e Taulantit mund të thotë ç’të dojaë, pasi edhe ajo vetë ka shumë pyejtje, por jo përgjigje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet