Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrasja e çiftit Pasho, momenti i arrestimit të Elona Kaleshit, avokati: Klientja ime u trondit

Elona Kaleshi, ish-e dashura e Taulantit, djalit të çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho që u gjetën të masakruar në 4 valixhe, është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia italiane me akuzën e vrasjes dhe fshehjes së dy trupave.

Mediat italiane kanë publikuar pamjet e momentit kur transportohet nga makinat e policisë, pas arrestimit.

Autoritetet italiane dyshojnë se Elona nuk mund të ketë vepruar e vetme, prandaj po kërkojnë bashkëpunëtorin në vrasjen dhe copëtimin e kufomave. Elona nuk pranoi që të fliste në momentin e arrestimit.

“Elona Kaleshi nuk pranoi të bënte deklarata polici ku u mor pas arrestimit. Klientja ime shprehu gatishmërinë e saj për t’u dëgjuar nga hetuesit, por ajo kurrë nuk u thirr.

Kjo që ndodhi ishte befasi dhe madje klientja im u trondit” tha avokati Federico Febbo. Një nga fqinjët e Elonës, në pallatin ku jetonte u shpreh se “Unë e kam parë atë disa herë këtu”.

Eshtrat e bashkëshortëve shqiptarë u gjetën në autostradën Firence-Pisa-Livorno në afërsi të burgut Solliciano, pasi u copëtuan u futën në katër valixhe.

Sipas të dhënave Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune, ndërsa Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për një gjë të tillë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet