Vrasja e Brandon Bregut në Spanjë, media spanjolle nxjerr detaje të reja

Aktualitet
Vrasja e Brandon Bregut në Spanjë, media spanjolle nxjerr detaje

42-vjeçari me kombësi shqiptare, Brendon Bregu, u qëllua për vdekje të Premten e kaluar në tarracën e një pub-restoranti britanik në Albir, në l’Alfàs del Pi.

Së fundmi detaje të reja kanë dalë në mediat spanjolle, ku thuhet se ai u arrestua për dokumente të rreme më shumë se një muaj më parë në një operacion për trafik droge. Ndërkohë dy vjet më parë ai u kap gjithashtu nga Policia e Spanjës në një operacion tjetër në të cilin sekuestruan shumë kilogram kokainë dhe armë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hetuesit e Gardës Civile vazhdojnë të mbledhin të dhëna për të sqaruar krimin dhe identifikuar personin e armatosur që dyshohet se e ekzekutoi atë pas një konflikti për pazare dorge.

Arrestimi i shtetasit shqiptar dy vjet më parë, në dhjetor 2018, u krye në një operacion antidrogë në të cilin policia vuri në pranga pesë persona në l’Alfàs del Pi dhe në Benidorm. Në ndërhyrje u sekuestruan kokainë dhe disa armë, konkretisht një pushkë, kallashnikov, një pistoletë, municion të bollshëm dhe dy armë elektrike, si dhe një frenues i frekuencës.

Arrestimi i fundit ndodhi pak më shumë se një muaj më parë dhe ai u akuzua për falsifikim dokumentesh. I ndjeri ishte në një lokal në Albir ku agjentët e Gardës Civile dhe Policisë Kombëtare hynë për të arrestuar ata që ishin përgjegjës për trafikun e kokainës me pakicë.

Vajza e pronarit të lokalit ishte ish-partnere e shtetasit shqiptar dhe ai kishte ardhur për të mbledhur një çantë me sendet e tij pas ndarjes. Në këtë veprim është ndërhyrë në dokumentacion të rremë që posedonte Brendon Bregu dhe për këtë arsye ai është arrestuar për veprën penale të falsifikimit të një dokumenti publik.

Hetuesit e Grupit të Vrasjeve të Komandës së Alicante morën çështjen pas hetimeve të para të kryera nga Garda Civile dhe analizuan historikun e viktimës dhe të dhënat e dëshmitarëve dhe të njohurve të të ndjerit për të sqaruar rrethanat e këtij krimi.

Vrasja u krye rreth 9.30 te premten e kaluar në “The Orange Tree”, një pub-restorant britanik i vendosur në Albir. Burri shqiptar ishte me një mik në tarracën e lokalit kur një burrë me kapuç iu afrua dhe e qëlloi pesë herë para se të arratisej nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e urgjencës u njoftuan dhe të parët që arritën ishin agjentët e Policisë Lokale të l’Alfàs dhe më vonë të Gardës Civile. Viktima ishte ende gjallë kur autori i krimit iku në këmbë dhe shërbimet shëndetësore u munduan ta mbajnë në jetë por pa sukses.

Një kamerier në një restorant aty pranë i tha Efe Televisión se ata dëgjuan disa të shtëna dhe se një koleg nga ambientet e tij u përpoq të kryente manovrat e para të ndihmës për shqiptarin.

Policia Gjyqësore e Gardës Civile të Altea dhe specialistët e Grupit të Vrasjeve të Komandës së Alicante kryen kërkimet e nevojshme për të sqaruar çështjen.

ME TE LEXUARAT