Varianti i COVID-19 në Britani mund të infektojë ndjeshëm fëmijët

Soft
Varianti i COVID-19 në Britani mund të infektojë ndjeshëm

Një variant i ri i koronavirusit që po përhapet me shpejtësi në Britani të Madhe mbart mutacione që mund të nënkuptojnë se fëmijët janë aq të ndjeshëm ndaj infektimit me të sa të rriturit – ndryshe nga llojet e mëparshme, thanë shkencëtarët të hënën.

Sipas Reuters, duke informuar gazetarët mbi gjetjet më të fundit, shkencëtarët nga Grupi Këshillimor i Qeverisë britanike (NERVTAG) të cilët po ndjekin variantin thanë se ai ishte bërë shpejt lloji dominues në jug të Britanisë dhe së shpejti mund të bëjë të njëjtën gjë në të gjithë vendin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Tani kemi besim të lartë se ky variant ka një avantazh të transmetimit mbi variantet e tjera të virusit që aktualisht ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë Peter Horby, një profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Oksfordit dhe kryetar i NERVTAG, shkruan tg.

“Ekziston një aluzion se ka një prirje më të lartë për të infektuar fëmijët”, ka thënë Neil Ferguson, një profesor dhe epidemiolog i sëmundjeve infektive në Imperial College London dhe gjithashtu një anëtar i NERVTAG.

“Ne nuk kemi krijuar asnjë lloj shkakësie mbi këtë, por ne mund ta shohim atë në të dhëna”, tha Ferguson. “Ne do të duhet të mbledhim më shumë të dhëna për të parë se si sillet më tej”.

Shfaqja e variantit SARS-CoV-2, për të cilin shkencëtarët thonë se është deri në 70% më i transmetueshëm sesa llojet e mëparshme në Mbretërinë e Bashkuar, ka shtyrë disa vende të mbyllin kufijtë e tyre me Britaninë dhe ka shtyrë zona të mëdha të vendit në kufizime të mëdha gjatë Krishtlindjes.

Wendy Barclay, një tjetër profesoreshë e NERVTAG dhe një specialiste në virologjinë në Imperial, tha se midis mutacioneve në variantin e ri janë ndryshimet në mënyrën e hyrjes në qelizat njerëzore, që mund të thotë “se fëmijët janë, ndoshta, njësoj të ndjeshëm ndaj këtij virusi si të rriturit”.

“Prandaj, duke pasur parasysh modelet e tyre të përzierjes, ju do të prisnit të shihni më shumë fëmijë të infektuar”, ka paralajmëruar Barclay.

ME TE LEXUARAT