Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Turqia nuk ndalet, “Oruç Reis” i zgjatet misioni në Mesdheun Lindor për 6 muaj

Turqia nuk i ndal kërkimet në Mesdheun Lindor duke i zgjatur me 6 muaj misionin anijes ‘ Oruç Reis’.

Duket se edhe për 6 muaj të paktën do të ketë tendenca për tensione Greqi-Turqi dhe Qipro-Turqi teksa BE përgatitet që të ulë palët në dialog, ose në të kundërt sanksione.

Anija ‘Oruç Reis’ do të vijojë misionin kërkimor të saj deri më 21 qershor 2021, por kësaj radhe larg ishujve grekë dhe Qipros, saktësisht në një katërkëndësh kilometrik në brigjet e Antalias.

Greqia e Qipro janë në një pozicion më të qetë, pasi anija Oruç Reis të paktën sipas planit do të kërkojë në zonën detare turke, dhe jo në shelf kontinental apo zonën ekskluzive ekonomike.

Nga grekët kjo është parë si një dritare për dialog me Athinën dhe Brukselin, por edhe si ‘siguresë’ për provokime.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet