Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tabaku publikon videon kur Rama premtonte uljen e çmimit të naftës: E vetmja mundësi për të shpëtuar ekonominë është largimi i tij!

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, publikon një video me deklarata të kryeministrit Edi Rama, ndërsa thekson se rritja e çmimit të karburanteve është ndër aktet më të padrejta të tij.

Mes të tjerash, Tabaku deklaron se të gjithë e dinë që në këto 7 vite kostoja e jetesës vetëm rritet, duke shtuar se e vetmja mundësi për të shpëtuar ekonominë është largimi i Ramës.

Mesazhi i Tabakut:

Çmimet si në Suedi, jetesa si në Afrikë. Në 7 vjet, të gjitha çmimet u rritën, por rritja e çmimit të karburanteve është ndër aktet më të padrejta të Edi Ramës në kurriz të qytetarëve. Ai erdhi në pushtet me premtimin e uljes së çmimit, por e rriti taksën sapo mori drejtimin e qeverisë. Sot ne paguajnë gati me të njëjtin çmim si Suedia dhe Hong Kongu, dy nga vendet më të pasura në botë.

Në çdo litër karburant, qytetarët paguajnë 240 lekë më shumë për shkak të taksës “Rama”. Zinxhiri i rritjes së çmimeve ndalon tek xhepi i konsumtatorit. Të gjithë e dime se këto 7 vjet kostoja e jetesës vetëm rritet. 🇦🇱 E vetmja mundësi për të shpëtuar ekonominë tonë është largimi i Ramës. Vendit i duhet ndryshim dhe këtë do ta bëjë Partia Demokratike!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet