Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sulm në Shkodër, qëllohet me armë lokali i policit

Nje ngjarje kriminale ka ndodhur mbremjen e sotme ne Shkoder. Te shtena me armë janë regjistruar ne afersi te nje lokali qe mesohet se eshte ne pronesi te nje efektivi te policise.

Ngjarja është shënuar në zonën e pompave, në afërsi të rreth-rrotullimit të “5 Heronjve”. Nga të dhënat e para dyshohet se është qëlluar në drejtim të një lokali.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po zbardh rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 22.12.2020, rreth orës 21:10, në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, fshati Dobraç, Shkodër, në rrethana ende të paqarta qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit A. P.

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP dhe të FNSH Shkodër

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet