Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shqipëria i shtoi para festave, Kosova lehtëson masat e izolimit anti-Covid

Nje dite pasi ne Shqiperi u shtuan masta kufizuese anti-COVID, Qeveria në detyrë e Kosovës miratoi të martën masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, të cilat e ndikojnë edhe orarin e lëvizjes së qytetarëve dhe orarin e veprimtarisë së lokaleve të gastronomisë.

Me masat e reja, orari i lëvizjes së qytetarëve është zgjatur për një orë, përkatësisht deri në orën 20:00.

Deri më tani, qytetarëve u është ndaluar lëvizja, përveç për raste emergjente, nga ora 19:00 deri në orën 05:00.

Qendrat tregtare dhe shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë po ashtu do lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në 20:00 – një orë më shumë se deri më tani.

Personave mbi moshën 65 vjeç do t’iu lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orarit 06:00-10:00 dhe 16:00-19:00, ndërkaq jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore, thuhet në vendimin e ri.

Vendimi hyn në fuqi më 23 dhjetor, 2020, në orën 05:00, dhe vlen deri në një vendim tjetër. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në mbi 49,000./ Rel

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet