Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mes të autostradës në Nju Jork pasi shpërtheu një kamion cisternë që mbante qindra cilindra me bombola gazi.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur dëgjohen shpërthime të shumta dhe hidhen në ajër topa zjarri ndërkohë që përmbyset rimorkio me 300 cilindra propan.
Si pasojë e shpërthimeve, një person pësoi lëndime jo-kërcënuese për jetën. Identiteti dhe vendndodhja kur ndodhi shpërthimi nuk është i qartë, por një zëdhënës i FDNY tha se personi refuzoi kujdesin mjekësor.
Hetuesit thanë për New York Post se kamioni ka të ngjarë se u përmbys në autostradën Long Island rreth mesnatës pasi kaloi mbi akull.