Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shkodër/ Lokali iu sulmua me armë zjarri, vëllai i pronarit zbardh ngjarjen

Pas ngjarjes së ndodhur një orë më parë kur një lokal u sulmua me breshëri armësh në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, fshati Dobraç, Shkodër, flet për “BalkanWeb” njëri nga vëllezërit e pronarit të lokalit.

Vlash Pjetri, ish administrator i Njësisë Rrethina shprehet se as ai, as vëllezërit e tjerë nuk kanë qenë në lokal në momentin e sulmit.

Po sipas tij, ata kanë qenë nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa lokali i mbyllur.

Pjetri thotë se nuk i di arsyet e kësaj ngjarje, pasi asnjëri prej tyre s’ka pasur probleme me ndonjë person.

“Nuk kemi qenë brenda në lokal. Kemi qenë në shtëpitë tona dhe lokali ka qenë i mbyllur. Nuk e dimë nga ka ardhur kjo ngjarje, policia po heton”,- tha ai në një komunikim me celular për gazetarin Senad Nikshiqi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet