Shifra të larta në Itali, 628 viktima dhe mbi 13 mijë të infektuar në 24 orë

Bota
Shifra të larta në Itali, 628 viktima dhe mbi 13 mijë të

Gjatë 24 orëve në Itali janë shënuar 628 viktima nga koronavirusi, ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 69,842 pacientë.

Autoritetet bëjnë me dije se në Itali gjatë 24 orëve të fundit është vënë re një ulje e personave pozitivë dhe një rritje e pacientëve të shëruar.

Gjithashtu Autoritetet shëndetësore raportojnë se janë regjistruar 13,318 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 1,977,318 raste.

Sakaq Veneto mbetet rajoni më i prekur me 3,082 raste, ndjekur nga Lombardia me 2,278 raste, Lazio me 1,288 dhe Emilia Romagna me 1,162.

ME TE LEXUARAT