Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës në Kamëz, rinisin kërkimet për të gjetur trupin e tij

Aktualitet
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës në Kamëz, rinisin

KAMËZ

Kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të Jan Prengës, i cili u mor peng dhe u vra në 17 janar të këtij viti në Kamës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kërkimet kanë nisur nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, me ndihmën e FNSH-së, me një qen gjurmues.

Kërkimet janë përqendruar në fshatin Pjezë në Shijak. Për vrasjen e Jan Prengës deri tani në pranga kanë rënë 6 persona.

Hetuesit kanë arritur në përfundimin se Jan Prenga që u rrëmbye pranë banesës së tij në Kamëz, më 17 Janar të këtij viti, u çua në kompleksin “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit. Sipas fotove nga kamerat e sigurisë, Prenga mendohet se u dhunua derisa humbi jetën. Asgjësimi i trupit dyshohet se u bë në fshatin Pjezë, shumë pranë kompleksit.

Për ngjarjen janë arrestuar Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri, Festim Bixhdili dhe Ardian Doçaj. Sipas hetuesve, familja Prenga zhvilloi edhe negociatat me rrëmbyesit dhe një pjesë e kokainës u dorëzua, por ndërkohë Jan Prenga kishte humbur jetën.

ME TE LEXUARAT