Presidenti i Gjermanisë bën thirrje për gatishmëri për vaksinim: Drita në fund të tunelit

Bota
Presidenti i Gjermanisë bën thirrje për gatishmëri për

Duke iu referuar licencimit të vaksinës kundër virusit SARS-COV-2 dhe fillimit të planifikuar të vaksinimit në Gjermani më 27 dhjetor, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier e quajti këtë si një „ditë të shpresës”. Ka nisur të shfaqet një „dritë në fund të tunelit”. Çdo vaksinim është një hap i vogël drejt normalitetit, që ne të gjithë e dëshirojmë sërish, tha Steinmeier gjatë vizitës në qendrën më të madhe të vaksinimit në Berlin në lagjen Treptow.

Apel kundërshtarëve të vaksinimit

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Steinmeier u bëri thirrje qytetarëve në Gjermani që mundësisht të vaksnionohen sa më shumë. Ai iu adresua atyre, që „deri tani janë të vendosur të mos vaksinohen”. Vaksinimi „është edhe një akt solidariteti shoqëror”, tha ai. Presidenti tha, se do „t’i lutem secilit, të reflektojë, nëse e refuzon këtë solidaritet”. Eshtë i nevojshëm një numër i madh vaksinimesh, për të arritur imunizimin e shoqërisë.

Megjithatë detyrim për vaksinim nuk ka. Njerëzve, që parimisht janë kundër vaksinave, Steinmeier u bën thirrje, të reflektojnë, nëse „e refuzojnë solidaritetin ose thjesht pasi janë kundër parimisht”. Për të gjithë, që kanë nevojë për sensibilizim më të madh, janë krijuar qendrat e vaksinimit që ofrojnë edhe sqarime të përgjithshme si dhe mundësinë për t’u konsultuar me një mjek.

Presidenti njëkohësisht theksoi, se fillimi i vaksinimit nuk shënon fundin e pandemisë. Këtë e tregojnë shifrat aktuale të larta të infeksioneve me koronavirus. Ende duhet të vazhdojnë të ruhen distancat si dhe të respektohen masat e higjienës. Për vitin e ardhdhëm presidenti deklaroi, se në Gjermani do të ketë një ditë përkujtimore për viktimat e koronavirusit. Me këtë synohet t’u shprehet mbështetje dhe ngushëllim të afërmve të viktimave. Po ashtu do të ketë edhe një veprimtari qendrore lutjeje për shërimin e „atyre që tani po trajtohen nëpër spitale ose janë duke luftuar me vdekjen”.DW

ME TE LEXUARAT