Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Protestues të armatosur sulmojnë parlamentin e Oregon-it në SHBA për kufizimet antiCovid

Protestues të armatosur antiCovid sulmuan ndërtesën e Capitolit në Oregon, thonë mediat vendase, gjatë kohës që legjislatura shtetërore ishte në një seancë.

Ligjvënësit po diskutonin pikërisht mbi kufizimet antiCovid. Tubuesit, disa prej të cilëve mbanin rroba ushtarake, helmeta në kokë dhe armë, hynë në ndërtesë dhe të paktën njëri prej tyre, ka përdorur një agjent kimik kundër policisë..

Pas rreth dy orësh, forca të shumta policore u mblodhën përpara godinës dhe pikërisht në atë kohë një tjetër individ përdori spraj kundër efektivëve, dhe u arrestua për disa akuza, përfshirë atë të hyrjes pa leje në ndërtesë dhe sulmi ndaj një oficeri policie.

Forcat e rendit arritën të shpërndanin turmën, por më vonë protestuesit u mblodhën përsëri dhe tentuan edhe një herë të hynin në parlament, duke goditur portën e përparme. Turma thërriste “duam të drejtat tona” dhe “ju bëni festa ditëlindjeje, ne na mbyllni brenda”!

Kjo ishte seanca e tretë plenare që mbahej për Covid-19 në këtë shtet. Që prej shpërthimit të pandemisë në muajin mars, në Oregon janë shënuar më shumë se 103 mijë infektime nga Covid-19 dhe mbi 1,300 vdekje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet