Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, arrestohet kryebashkiaku i Rio de Janeiro

Kryebashkiaku në largim i Rio de Janeiro Marcelo Crivella, një aleat besnik i presidentit të djathtë ekstremist të Brazilit, Jair Bolsonaro , është arrestuar nën akuzën për korrupsion.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit të kësaj të marte, ku katër furgona policie dhe një grup prokurorësh mbërritën në shtëpinë e kryetarit të bashkisë në lagjen e pasur Barra da Tijuca.

Në bazë të përgjimeve prokurorët kishin arritur të mblidhnin prova që faktojnë përfshirjen në afera korruptive të kryebashkiakut.

Gjithashtu hetuesit kishin zbuluar se një organizatë kriminale e mirëstrukturuar dhe komplekse e udhëhequr nga Crivella kishte vepruar në bashkinë e qytetit që nga viti 2017.

Crivella është një peshkop ungjillor dhe ish -enator, i cili shërbeu si ministër i peshkimit në qeverinë e Dilma Rousseff.

Ai është nipi i Edir Macedo, i cili themeloi kishën ungjillore me emër “Kisha Universale e Zotit”. Mauro Macedo, kushëriri i Edir Macedo dhe ish arkëtari i fushatës së Crivella, gjithashtu u akuzua dhe u arrestua.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet