Në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 rsate urgjencash me koronavirus në spitalet covid.
Krahësuar me një muaj më parë, kur në spitale mbërrinin 60 pacientë me COVID-19, situata këto ditë dhjetori paraqitet më e normalizuar. Sipas Skëndajt, ka një rënie me 1/3 e rasteve të urgjencave.
Ndërkohë, në COVID3 rreth 65-70 % e kapacitet është i zënë, ndërsa ka ende 50 shtretër të lirë. Po ashtu mësohet se tek ‘Shefqet Ndroqi’ aktualisht janë të shtruar 160 pacientë, nga 250 që ka kapacitetin spitali.