Pasi u vaksinua, Biden lavdëron Trump-in: Vaksina është edhe meritë e tij

Bota
Pasi u vaksinua, Biden lavdëron Trump-in: Vaksina është edhe

Pasi bëri në sytë e publikut dozën e parë të vaksinës së Pfizer-it dhe BionTech-ut, presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden e pati dhe një lavdërim për paraardhësin e tij, Donald Trump.

Sipas Biden-it duhen njohur meritat e administratës Trump, e cila u përpoq sipas tij, të ndihmonte në përshpejtimin e procesit të vaksinimit të amerikanëve.

“Mendoj se administrata Trump meriton t’i njihen disa merita për operacionin e vaksinimit të shpejtë. E gjithë kjo gjë, na mbush me shpresa për të ardhmen”, tha Biden.

Biden kishte shkuar për t’u vaksinuar së bashku me të shoqen, Jill Biden. Pas tre javësh ai dhe bashkëshortja do të bëjnë dozën e dytë të vaksinës. Kreu i zgjedhur i shtetit amerikan i bëri thirrje popullatës ta bëjë vaksinën sapo të kenë mundësi duke shtuar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar prej saj.

Ndërkohë një vaksinë e re kundër koronavirusit nga kompania amerikane Moderna pritet të shpërndahet në të gjithë Shtetet e Bashkuara këtë javë. Por kjo vjen ndërsa vendi po përjeton rekorde ditore të COVID-19, sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi. Sipas Projektit të Ndjekjes së COVID-it, 113,000 njerëz aktualisht janë të shtruar në spitale.

ME TE LEXUARAT