"Nëse je pjesë e fajit, vendos 700 pensione por...", babai i Klodian Rashës zbardh bisedën me Ramën

Aktualitet
"Nëse je pjesë e fajit, vendos 700 pensione por...", babai i

Babai i Klodian Rashës ka zbardhur detaje nga takimi me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit i shkoi për ngushëllim për vrasjen e djalit Klodian Rasha, nga një efektiv i forcave Shqiponja.

Në një intervistë për emisionin “Alibia”, babai i të ndjeri tregon se ia ka bërë të qartë që në takimin e parë kryeministrit se pensioni që shteti do t’i caktonte do të shkonte për fëmijët në nevojë, sikurse edhe ndodhi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka treguar se nuk e ka pranuar pensionin, por ka kërkuar vetëm që e vërteta të zbardhet.

Babai i Klodianit: Kryeministrit i thashë: Kryeministër, unë jam kryetar i familjes, ti je kryetar i shtetit. Je ai që do i mbrosh si fëmijët e mi, njësoj si të tutë. Nëse ke ardhur për ngushëllim je i mirëpritur si çdo qytetar.

Nuk kërkoj asnjë lloj lëmoshe, apo mëshire, se i kam rritë fëmijët me djersën e ballit.

Shtetit nuk i kërkoj ndihmë, por dinjitetin e familjes sime. Nëse e mendoni si unë ju faleminderit. Unë nuk kam nevojë për para, por kam nevojë që çështja të zbardhet dhe të shërohet një pjesë e plagës.

Nëse ju e ndjeni se jeni pjesë e fajit, ti vendos 700 pensione, unë sot e deklaroj jepja njerëzve të varfër, fëmijëve të sëmurë, të gëzojnë ata prindërit shëndetin e fëmijës së tyre.

Më tej ai ka hedhur poshtë deklarimet se djali i tij kishte armë me vete në momentin që ka dalë nga shtëpia.

“Thanë se ka dalë me armë, mua djali më ka vdek, por nëse do ishte gjallë do isha i gatshëm ta vrisja vetë. Dua të dali e vërteta për djalin tim që vdiq nga një makabritet, por jo që vdiq se ishte kriminel e doli për të vrarë policin.

Tradita e shqiptarit ka qenë kjo edhe hasmin ne e njoftonim dhe i vinim ballë për ballë. Tani burri të paralajmëron dhe të vret, por të vret si burrat. Kam besim se shteti do të bëjë punën që i takon për të bërë”, tha babai i Klodian Rashës.

ME TE LEXUARAT