Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mutacioni i ri i koronavirusit alarmon Suedinë, ndalon udhëtimet me këto shtete

Suedia nuk do të lejojë hyrjen e shtetasve nga Britania e Madhe dhe Danimarka, për shkak të shfaqjes së variantit të ri të coronavirusit në këto vende, dhe kjo po ndodh për herë të parë që nga fillimi i pandemisë kur Suedia as që kishte menduar për mbylljen e kufijve.

Më shumë se 40 vende deri më tani ua kanë ndaluar hyrjen qytetarëve britanikë,shkruan BBC.

“Për të zvogëluar rrezikun nga përhapja e mëtejme këtu, qeveria sot ka marrë vendimin për ndalimin e hyrjes”, ka thënë Ministri i Punëve të Brendshme, Mikael Damberg, gjatë një konference për mediat.

E kjo ndalesë do të hyjë në fuqi sonte pas mesnate, e për 48 orët e ardhshme Suedia do të anulojë të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet