Mitsotakis: Vaksina po vjen, vazhdojnë masat anti-Covid

Bota
Mitsotakis: Vaksina po vjen, vazhdojnë masat anti-Covid

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e ka vënë sërish theksin tek vaksinimi i popullsisë gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kabinetit ditën e sotme.

Siç theksoi ai, në periudhën e parë të vaksinimit, masat për të parandaluar transmetimin e virusit do të vazhdojnë të zbatohen . “Sa më besnikërisht të respektohen masat kufizuese, aq më lehtë do të hiqen kufizimet dhe sa më shumë qytetarë do të vaksinohen, aq më afër do të vijë fundi i kësaj aventure të madhe për çdo qytetar grek,” tha kryeministri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në të njëjtën kohë, Kyriakos Mitsotakis foli për “fillimin e procedurave për krijimin e sistemit të ri kombëtar shëndetësor, duke filluar me restaurimin e një rrjeti të integruar të Kujdesit Parësor”.

ME TE LEXUARAT