Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ministri i ri i Brendshëm: Qytetari është i paprekshëm, por edhe polici s’preket

Ministri i ri i Brendshëm i vendit, Bledi Çuçi është i ftuar ditën e sotme në emisionin “Open” në Top Channel.

Gjatë emisionit është transmetuar një video ku protestuesit tek Teatri Kombëtar thonë se janë dhunuar nga forcat blu. Çuçi thotë se nuk ka asgjë në atë video dhe se nuk ka asnjë dhunë që kanë ushtruar policët ndaj protestuesve.

Ai tha se ata kanë tentuar të godasin policinë duke theksuar se qytetari është i paprekshëm, por edhe polici është i paprekshëm.

“Menjëherë kam urdhëruar shërbimin e brendshëm, njëri thotë që është goditur, shërbimi i brendshëm ka hetuar që atë natë dhe po ju them që shoqërimi është vlerësuar i drejtë sepse kanë kundërshtuar kanë tentuar të dhunojnë policin, pavarësisht se trajtimi ka qenë shumë i butë, as në dhoma nuk janë futur kanë qëndruar në korridor derisa janë bërë procedurat, Martiri ka thënë se është gazetar dhe është liruar menjëherë.

Ka pasur diskutim, përplasje. Ka pasur shkelje dhe kam urdhëruar fillimin e procedimit ndaj policëve që është bërë shkelja. Ia ka dhënë vetë polici që të bëjë një prospektim mjekoligjor, qytetari është i paprekshëm dhe polici është i paprekshëm”, tha Çuçi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet