Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mbërrijnë dozat e para të Pfizer në Serbi, kur pritet të nisë vaksinimi

Kontingjenti i parë me 4,875 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech arriti të martën në Beograd, tha sekretari shtetëror i Ministrisë së Shëndetësisë në Serbi, Mirsad Gjerllek.

“Vaksina ka arritur. Menjëherë e kemi dërguar në Institutin e Virologjisë Torlak, në frigoriferë në minus 80 gradë”, tha Gjerllek, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Gjerllek tha se imunizimi kundër koronavirusit, sipas të gjitha gjasave, do të nisë javën e ardhshme, ndërsa gjatë ditës, shtoi ai, do të qartësohet se cili grup do të vaksinohet i pari.

Vaksina Pfizer/BioNTech është krijuar nga një kompani farmaceutike amerikane dhe një gjermane.

Ajo ka nisur tashmë të jepet në disa shtete, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në dhe Kanadanë.

Gjerllek tha se gjatë janarit, në Serbi pritet të arrijnë edhe 20-21,000 vaksina Pfizer/BioNTech, sepse licenca e importit është lëshuar për 24,000.

Ai konfirmoi se autoritetet serbe janë duke zhvilluar bisedime intensive edhe me rusët dhe kinezët, për importin e vaksinave të tyre.

Serbia ka konfirmuar në total mbi 303,000 raste të të infektuarve me koronavirus.

Prej tyre, 2,733 pacientë kanë humbur jetën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet