Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Lufta e fshehur në familjen Trump, Melania e konsideron “gjarpër” Ivankën

 

Kur bëhet fjalë për Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner , Melania Trump i referohet duke i quajtur “gjarpërinjtë”.

Këtë gjë e ka bërë të ditur së fundmi ish-këshilltare e Zonjës së Parë, duke ilustruar natyrën egoiste të çiftit.

Stephanie Winston Wolkoff ish-mikeshë e ngushtë e zonjës Trump ka përsëritur pretendimet e saj në rrjetin amerikan Daily Beast, ku gjithashtu sulmonte të gjithë familjen Trump duke thënë se “i shërbejnë vetëm vetes”.

Ky është vetëm një nga pretendimet e fundit në një seri kritikash të Winston Wolkoff ndaj Melania Trump edhe pse më parë ka qenë shumë e afërt me bashkëshorten e presidentit Donald Trump.

Winston Wolkoff madje publikoi një libër mbi historinë e tyre, të quajtur ‘Melania and Me’ (Melania dhe unë) kur punonte si ndihmëse e saj në administratën Trump.

Melania Trump i ka refuzuar pretendimet e librit të Wolkoff duke i quajtur “thashetheme të kota për të shtrembëruar karakterin tim”.

Por Winston Wolkoff ka vijuar të flasë për zonjën e parë dhe familjen Trump:

“Princesha kërkon ta nxjerrë Melanian jashtë loje, prandaj ajo i referohet atyre si ‘gjarpërinjtë,’ Jared dhe Ivanka, sepse ata bëjnë çdo për të arritur atë që dëshirojnë. Dhe në fakt ia arrijnë.”- thotë ajo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet