Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kaos në Britani pasi Franca bllokoi udhëtimet, mijëra kamionë në radhë

Mutacioni i ri i koronavirusit i zbuluar në Britani ka shkaktuar jo vetëm panik, por edhe kaos në vend. Shumë vende kanë pezulluar udhëtimet me Britaninë.

Ndërkohë, autostrada pranë qytetit Kent ka kaluar natë e dytë të kaosit. Mediat raportojnë se deri në 1,500 kamionë ishin të rreshtuar në autostradë, pasi Franca ndaloi udhëtimin nga Mbretëria e Bashkuar.

Bisedime emergjente janë duke vazhduar këtë mëngjes në përpjekje për t’i dhënë fund bllokimit, me Emmanuel Macron që pritet të njoftojë planin e tij për t’i dhënë fund ndalimit të udhëtimeve. Kjo vjen pasi Boris Johnson mbrëmë i bëri thirrje personale presidentit francez për një zgjidhje të mundshme.

Pritet një marrëveshje midis Britanisë dhe Francës që t’i jepet fund bllokimit, duke aplikuar testimin në kufi. Ndërkohë, shoferët e kamionëve që presin të kalojnë kufirin kanë frikë se mos humbasin Krishtlindjet me familjet e tyre.

Një shofer francez kamioni i bllokuar aktualisht në portin Dover tha: “Ne nuk dinim asgjë, nuk e dimë nëse mund të shkojmë në shtëpi për të parë familjet tona për Krishtlindje.” Nga ana tjetër, autoriteti i autostradave u ka kërkuar transportuesve që të mos drejtohen në kufi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet