Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ish-presidentët me imunitet të përjetshëm, Putin nënshkruan legjislacionin e ri

Legjislacioni i ri i jep ish-udhëheqësve të vendit dhe familjeve të tyre imunitet nga ndjekja penale.

Vladimir Putin ka nënshkruar sot ligjin që i jep ish-presidentëve të Rusisë imunitet pas largimit nga posti, për çdo krim të kryer gjatë jetës së tyre.

Ata gjithashtu nuk do të mund të merren në pyetje nga policia, të kontrollohen apo të arrestohen.

Legjislacioni është pjesë e amendamenteve kushtetuese të aprovuara kësaj vere, bashkë me dekretin që i lejoi 68 vjeçarit Putin, të qëndrojë në zyrë deri në 2036, nëse zgjidhet me votë.

Para ligjit të ri, presidentët kishin imunitet nga ndjekja penale vetëm për krimet e kryera gjatë kohës së ishin në post.

Aktualisht, një ish-president mund të humbiste imunitetin vetëm nëse akuzohet tradhti apo krime të rënda, me konfirim të gjykatës së lartë dhe asaj kushtetuese.

Sot legjislacioni u kalua nga dhoma e ulët e parlamentit Duma, ku gjithashtu u kalua dekreti i “informacionit konfidencial” për punonjësit e sistemit të drejtësisë në Rusi, të agjencive të rendir ligjor dhe atyre ushtarake.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet