Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Hakerët vjedhin kodet e hyrjes në Departamentin e Thesarit të SHBA-së

Dhjetëra llogari email-i të punonjësve në Departamentin e Thesarit janë kompromentuar nga hakerë të sofistikuar, përgjegjës për një fushatë të gjerë spiunazhi kundër agjencive federale amerikane, pohoi zyra e Senatorit Ron Wyden.

Në deklaratën me shkrim, thuhet se Komisioni i Senatit për Financat ishte informuar mbi aktivitetin e hakerëve në email-et e Departamentit të Thesarit dhe se duket që ka qenë një operacion me përmasa domethënëse. Wyden, demokrati më i lartë në komision, tha se kompania Microsoft e kishte njoftuar departamentin se dhjetëra llogari email-i ishin kompromentuar dhe se hakerët kanë hyrë edhe në sistemet e komunikimit të zyrtarëve më të lartë.

“Departamenti i Thesarit nuk është në dijeni të të gjitha veprimeve që ndërmorën hakerët, ose çfarë informacioni është vjedhur,” thuhej në deklaratë, duke shtuar se Shërbimi i të Ardhurave Fiskale kishte njoftuar se nuk ka shenja që të dhënat e taksapaguesve amerikanë janë ndikuar.

Por ndërkohë senatori e pranoi se aktiviteti i hakërimit përfshin edhe vjedhjen e çelësave të kriptimit, shkruan The Guardian. Deklarata e Senatorit Wyden përmbante tone mjaft më pesimiste se sa komentet e Sekretarit të Thesarit, Steven Mnuchin, i cili tha për kanalin CNBC më herët të hënën se “pozitivja është që nuk ka pasur dëme dhe se nuk kemi parë zhvendosje të një sasie të madhe informacioni”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet