Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Detajet/ Breshëri plumbash në drejtim të lokalit në Shkodër, në pronësi të dy vëllezërve

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër në afërsi të vendit të quajtur “5 heronjtë e Vigut” në Shkodër.

Breshëria me plumba është derdhur në drejtim të lokalit të vëllezërve Pjetri. Lokali mësohet se është në pronësi të Albert Pjetri.

Mësohet Alberti është efektiv i “Shqiponjave”, ndërsa vëllai tjetër Vlash Pjetri, ish administrator i njësisë Rrethina.

Në momentin që është sulmuar lokali brenda tij kanë qenë disa persona, të cilët kanë deklaruar se janë shtrirë përtokë kur është qëlluar.

Policia po punon për të identifikuar autorët e ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet