Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Do vijnë viruse edhe më vrastare”, deklarata frikësuese e mjekut që zbuloi ebolën

“Ky nuk është një trillim fantastiko-shkencor; të gjithë duhet të kemi frikë. Ebola ishte e panjohur. Covid-i ishte i panjohur. Tani duhet të druhemi nga sëmundje të tjera”.

Deklarata frikësuese vjen nga Dr. Dadin Bonkole, i cituar nga CNN. Sot ka një vaksinë dhe një trajtim për këtë sëmundje të tmerrshme, që kanë arritur ta ulin shumë vdekshmërinë prej saj. Pyetja që të vjen ndërmend kur shikon një paciente që shfaq simptoma të hershme të etheve hemorragjike, e që me të afërmit mund të komunikojë vetëm përmes një ndarjeje plastike, është: po nëse kjo grua nuk ka ebolën? Po nëse ajo është prekur nga një sëmundje e re dhe e panjohur, një sëmundje X, thotë CNN.

Sipas profesorit Jean-Jacques Muyembe Tamfum, i cili ndihmoi të zbulohej ebola në 1976-ën, njerëzimit përballet me një numër të panjohur virusesh të reja dhe potencialisht fatale që mund të dalin prej pyjeve tropikale të Afrikës.

“Ne jetojmë në një botë ku patogjenë të rinj mund të shfaqen në çdo moment. Dhe kjo përbën një kërcënim për njerëzimin”, shprehet ai.

Ebola ishte një prej tyre. Tani perëndimit, vazhdon gjiganti mediatik amerikan, do t’i duhet të mbështetet te shkencëtarët afrikanë në Kongo e gjetkë, për të vepruar si roje të cilët të lëshojnë alarmin për sëmundje të ardhshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet