Bum infektimesh në Berat, të prekur infermierë, mësues dhe parukiere

Aktualitet
Bum infektimesh në Berat, të prekur infermierë, mësues dhe

Në 24 orët e fundit në Berat janë shënuar disa raste me koronavirus në disa institucione. Infermierë, mësues, shofer administrate, punonjës poste, etj.

Të gjithë këta persona kanë rezultuar pozitivë nga tamponi që kanë bërë dhe janë karantinuar në banesat e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Covid 19 rastet në Berat si më poshtë;

2 infermiere në Poliklinikën e Specialiteteve

1 infermier në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal Berat

1 punonjës tek Posta

1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Drenovicë

1 mësues në shkollën private “Ylli i Mëngjesit”

1 parukere

1 shofer administrate

1 punëtor në fabrikën e lëkurëve

Gjatë 24 orëve të fundit 13 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit janë janë realizuar 2420 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 389 qytetarë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 344 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

ME TE LEXUARAT