Blendi Klosi rrëfen vështirësinë me Covid-19: Në djall, u infektua edhe djali 10 vjeç

Politikë
Blendi Klosi rrëfen vështirësinë me Covid-19: Në djall,

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka rrëfyer eksperiencën e tij me COVID-19.

Klosi thotë se ai e ka kaluar COVID-19, por shton se u ndie jashtëzakonisht shumë keq kur djali i tij vetëm 10 vjeç u infektua.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Eksperiencën ai e rrëfeu për të sensibilizuar se më shumë rëndësi ka jeta e njeriut dhe jo të tjerat.

‘’Ne jemi të dy shumë të rinj, dhe të dy e kaluam COVID-19.

Unë u ndjeva jashtëzakonisht shumë keq, kur djali im ishte me koronavirus, është vetëm 10 vjeç, në djall të shkojë thashë për këto.

Ndodh, ndodh ne na sëmuren vetë prindërit, fëmijët dhe vetë. Shpresojmë që pandemia të fashitet, vaksina do e ulë këtë.’’- tha Klosi.

ME TE LEXUARAT