Ambasadorja e ShBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka reagur në lidhje me betimin përpara Presidentit të gjyqtarit të 5-të të zgjedhur për në Kushtetuese.
Kim thekson se bashkëpunimi urgjent midis Parlamentit dhe Presidentit mund të bëjë funksionale Gjykatën Kushtetuese përpara fundit të këtij viti.
“Urime Altin Binaj për betimin e tij si gjyqtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese. Faleminderit Presidentit Ilir Meta, për mundësimin e këtij zhvillimi pozitiv.
Gjykata Kushtetuese funksionale deri më 12/31 është brenda mundësive, falë veprimit dhe bashkëpunimit urgjent nga Presidenca dhe Parlamenti”, shkruan Kim në Twitter.