Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

BE: Vaksina antiCovid mbron edhe ndaj variantit të ri të virusit

Pas miratimit një ditë më parë të vaksinës së Pfizerit e BionTech nga BE-ja, tani nisin përgatitjet për hapat e ardhshëm të bllokut.

Fushata e vaksinimi vjen në një kohë kur identifikimi i një lloji të ri shumë infektiv të koronavirusit në Britani ka shkaktuar kaos në mbarë rajonin, me disa shtete në BE që mbyllën itineraret e udhëtimit me Britaninë e Madhe dhe ndërprerje të tregtisë përpara festës së Krishtlindjeve. Zyrtarët e EMA-s thanë në një konferencë për shtyp se ka shumë të ngjarë që vaksina të ketë efekt edhe kundër variantit të ri të koronavirusit..

“Ka shumë të ngjarë që vaksina të ofrojë mbrojtje edhe kundër këtij varianti të ri. Agjencia nuk kishte ende prova në lidhje me llojin e ri, por vaksina gjeneron antitrupa që mund të neutralizojnë variante të ndryshme me mutacione. Tani për tani, nuk jemi shumë të shqetësuar”, shprehet Marco Cavaleri, shefi i Strategjisë Biologjike dhe Vaksinave te EMA.

Zyrtarët gjermanë njoftuan se shpërndarja e vaksinës mund të fillojë në 27 dhjetor. Kompanitë farmaceutike duhet gjithashtu të paraqesin të dhëna shoqëruese për vaksinat e tyre për vitin e ardhshëm. EMA tha se kishte punuar gjatë gjithë kohës por duhej të sigurohej që vaksina të ishte e sigurt dhe efektive përpara se të jepte miratimin e saj.

Kritika ndaj EMA-s ishte rritur pasi të dy rregullatorët e Britanisë së Madhe dhe SHBA i dhanë vaksinës dritën e gjelbër dhe filluan vaksinimet në javët e fundit. SHBA tani ka aprovuar një vaksinë të dytë, të prodhuar nga firma farmaceutike Moderna. EMA ka thënë se do ta përshpejtojë vendimin e saj të autorizimit për vaksinën e Moderna-s deri më 6 janar, gjashtë ditë më shpejt sesa ishte planifikuar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet