Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bardhi prezanton drejtuesin politik të PD në Shkodër. Helidon Bushati: Synojmë 7 deputetë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka prezantuar ditën e sotme drejtuesin e ri politik të PD, Helidon Bushatin.

Tashmë edhe Shkodra e ka drejtuesin e ri politik të PD ndërkaq vetë Bushati në rolin e ri ka theksuar se partia e tij synon minimalisht 7 mandate në rang qarku për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

”7 deputetë në Shkodër është minimalja që kërkon PD. ”- tha Helidon Bushati në fjalën e parë si drejtues i ri politik.

Nga ana tjetër Bardhi ka garantuar se PD në zgjedhjet e 25 prillit do të marrë rezultatin më të mirë historik në 30 vitet e fundit në Shkodër.

”Isha sot në Shkodër si i deleguar nga Kryesia qëndrore e partisë për të prezantuar në mbledhjen e Kryesisë së Shkodrës, edhe në degët e tjera të qarkut, drejtuesin Helidon Bushati.

Me prezantimin e sotëm, dhe vendimmarrjen e kryetarit Basha, Shkodra di të bëjë dallimin mes nesh e kundërshtarëve.

Me caktimin e Helidon Bushatit PD dëshiron të bëjë t ëqartë modelin për Shkodrën. Kemi zgjedhur një nga djemtë më të mirë, që përfaqëson një nga familjet më të mira të Shkodrës. Një nga intelektualët e denjë.

Një nga administratorët më të mirë që PD ka pasur në vitet e saj. Jo vetëm si menaxher i zoti. Me Helidonin dhe ekipin që PD do i përfaqësohet qytetarëve të Shkodrës, ne do arrijmë të marrim rezultatin më të mirë në 30 vite në Shkodër.

Jo vetëm do fitojmë, por edhe rezultatin më të mirë historik në Shkodër. Kemi objektivat tona, kalkulimet tona, me të cilat drejtuesi i qarkut tonë është njohur.

Objektivi është i realizueshëm. PD jo vetëm do fitojë thellë, prej diferencës në modele me palën tjetër. Biem dakord se mes Ilir Beqajt, dhe përfaqësuesve të PD s’ka asnjë ngjashmëri.

Pala tjetër ka zgjedhur të përfaqësohet me një njeri që nëse do kishte drejtësi të pavarur do isthe sot në burg. Kjo na jep garancinë e plotë jo vetëm për fitoren e thellë, por për marrjen e rezultatit më të mirë.

Ne kemi vetëm një objektiv, objektivi është i qartë, largimi i të keqes dhe ndryshimi për qytetarët e shkodrës e Shqipërisë.

Kur flas për objektivin, them fitoren e PD dhe koalicionit opozitar qartësisht përballë atij që ka sjellë mjerim ekonomik dhe ka sjellë varfërinë për qytetarët e Shkodrës.

Çdo individ është i lirë të konkurrojë, asnjë shqetësim në këtë drejtim, e rëndësishme të ofrojmë modelin e ri. Ju siguroj se modeli që ne do ofrojmë është më i miri.

Shkodra ka atë zgjuarsi të madhe për të bërë dallimin mse investimeve për t’i hedhur hi syve, dhe investimeve të PD.

Ju jeni dëshmitarë si mua, se Shkodra për atë që përfaqëson dhe sepse Bashkia është drejtuar nga PD në 8 vitet e fundit, qeveria s’ka sjellë asnjë lek.

Shkodranët janë të zgjuar duke kuptuar hilen e Ramës 4 muaj para zgjedhjeve. Ne përcjellim ndryshimin për të sjellë për Shkodrën, punësim e ekonomi.”- tha Bardhi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet