Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vuçiç: Vaksina anti-COVID në Serbi brenda 2-3 ditësh, BE nuk mund ta ndalojë

Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë është shprehur se brenda tre ditësh pritet që në Serbi të mbërrijnë edhe dozat e para të vaksinës ‘Pfizer’.

Në ceremoninë e hapjes së spitalit të ri Covid në Krusevak, Vuçiç është shprehur se së shpejti në Serbi do të fillojë të aplikohet dhe vaksina ‘Pfizer’.

Kreu i shtetit serb ndër të tjera ka theksuar se do të bënte çmos për të marrë vaksinën në Serbi dhe se BE nuk do të mund ta ndalonte.

“Vaksinimi ka rëndësi thelbësore, ata thonë se është çështje komoditeti, por është çështje e jetës sonë. Unë besoj se ne do të marrim vaksinat e para ‘Pfizer’ në dy ose tri ditët e ardhshme“. Së shpejti Serbia pritet të marrë vaksina nga Kina dhe kompania amerikane ‘Moderna’”, tha Vuçiç.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet