Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrasja e efektivit të FNSH, si u kthye nga rruga Xhulio Prela për shkak të të sharave

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e efektivit Xhulio Prela më 5 Dhjetor.

Gazetarët Klodiana Lala dhe Elton Qyno kanë sjellë informacione shtesë lidhur me momentin, kur Xhulio Prela dhe autorët e vrasjes janë përballur në rrugë.

Ashtu sikurse është bërë e ditur, shkak i konfliktit ka qenë përdorimi i dritave të gjata në rrugë.

Ndërkohë, u bë e ditur që arma e Xhulio Prelës është gjetur brenda në makinë, në pjesën e sedijes së pasagjerit.

“Të dyja makinat kanë qenë në ecje dhe janë shkëmbyer me njëra-tjetrën. Aty është një pikë inertesh dhe është një urë. Në një moment Xhulio Prela është kthyer tek ura.

Një nga kamerat e pikës së inerteve tregon momentin kur njëri nga personat ka dalë dhe i bën shenjë me elektrik.

Në harkun kohor të 7 apo 8 minutave në këtë aks nuk ka lëvizur ansjë makinë tjetër.

Në momentin që është kthyer Xhulio Prela ka vajtur paralel me automjetin tjetër dhe çfarë ka ndodhur? Në momentin që është afruar ka ulur xhamin e shoferit, kanë debatuar dhe është qëlluar me tre plumba. Njëri e ka kapur në trup.

Pistoleta nuk është gjetur në vendin ku e mbajnë efektivët, por brenda në automjet”, u shpreh gazetarja Klodiana Lala.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, mbi arsyet për të cilat Prela u kthye, gazetarja Klodiana Lala tha: “Prokuroria thotë se është kthyer për të parë se çfarë ka ndodhur. Ndoshta ka patur nevojë për ndihmë”.

Ndërkohë gazetari Elton Qyno, u shpreh se ka të dhëna që në momentin kur dy mjetet kanë qenë përballë njëra tjetrës, efektivin e policisë nga pala tjeter e kanë sharë.

“Në momentin kur janë shkëmbyer kanë qenë të dyja makinat paralel në një rrugë pa ndarje dhe kur kanë qenë të dyja makinat paralel, nga ana e makinës tjetër e kanë sharë efektivin e policisë.

Dhe kur efektivi i policisë ka dëgjuar të sharën, egoja e ka detyruar që të kthehet dhe t’i shkojë nga pas makinës.

Dhe në momentin kur ka qëndruar ai ka hapur xhamin e derës së djathtë. Në këtë moment ai ka nxjerr dhe pistoletën që është gjetur në pjesën e këmbës së pasagjerit”, u shpreh Qyno.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet