Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vdekja e pedagogut të Historisë, prek Valentina Duka: Do na mungojnë telefonatat e shpeshta

Ndahet nga jeta profesori i njohur i Historisë në Departamentin e Historisë të Universitetit të Tiranës.

Një mesazh ngushëllimi vjen nga kolegia e tij, pedagogia Valentina Duka, e cila me mirënjohje vlerëson kontributin e tij jo vetëm si mësimdhënës, por edhe si studiues i historisë bashkëkohore.

STATUSI I PLOTË

Keqardhje e thellë për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Adem Mezinit, pedagog për një kohë të gjatë në Departamentin e Historisë të Universitetit të Tiranës!

Prof. Mezini ka dhënë një kontribut të çmuar jo vetëm si mësimdhënës, por edhe si studiues i historisë bashkëkohore.

Ne si ish-studentë dhe kolegë të profesorit të ndjerë, do ta kujtojmë atë gjithmonë si një pedagog të aftë e korrekt, të dashur e të respektuar nga të gjithë.

Prandaj të gjithë do ta ndjejmë mungesën tuaj Prof. Ademi. Do të na mungojnë telefonatat tuaja të shpeshta, interesimi juaj i vazhdueshëm për ne dhe familjet tona, për Departamentin dhe Fakultetin që ju u kushtuat tërë jetën.

Pushofshi në paqë i dashur Profesor! Ju qoftë i lehtë dheu i vendlindjes suaj të bukur, Gjirokastrës!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet