Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vakancat në Kushtetuese/ KED zbulon emrat e dy gjyqtarëve që do intervistohen nesër

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përmes një njoftimi publik ka bërë me dije çështjet që priten të shqyrtohen në seancën e ditës së nesërme.

Në axhendën e KED-së për këtë të martë parashikohet intervistimi i dy gjyqtarëve në garë për në Kushtetuese, të cilët janë Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo. Vlerësimi dhe renditja e të cilëve do t’i kalojë Presidentit Meta për të plotësuar vakancën e radhës për në Gjykatën Kushtetuese.

Njoftimi i plotë i KED: Ditën e martë datë 22.12.2020, ora 14:00, thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:

Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020.

Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatëve të lejuar: Altin Binaj, Aleksandër Toma, Përparim Kalo.

Zhvillimi i intervistës me kandidatët e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020, si më poshtë: Aleksandër Toma, Përparim Kalo.

Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatët e lejuar.

Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet